Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 45 ditë për Genis Mustafën dhe nga 30 ditë burg për Robert Domin dhe Andrea Demën. Tre të rinjtë u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë pasi u kapën me mbi një kilogram lëndë narkotike kokainë, ku sipër ishin vizatuar tre yje.
LEXO EDHE: Kokainë “me tre yje” me vete, si funksiononte rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë
Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shisnin drogë në disa zona të kryeqytetit. Sipas informacioneve, droga sigurohej në Shijak nga Andrea Dema dhe Robert Domi, të cilët më pas e sillnin në Tiranë dhe ia jepnin për shpërndarje Genis Mustafës.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë./abcnews.al