3.6 kg kokainë dhe 25 kg kanabis u sekuestruan nga policia greke në një operacion në Patra, Athinë dhe Kretë, ndërsa mediat në vendin fqinj theksojnë se “truri” ishte një biznesmen.
Policia sekuestroi edhe 31,000 euro në total, 7000 euro ne momentin e kapjes se drogës, ndërsa në banesat e tyre u gjetën edhe 24.000 euro të tjera.
Mes personave të përfshirë janë dy shqiptarë 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një grua.
Sipas policisë, kjo ishte një organizatë kriminale që sillte drogë nga jashtë, duke përdorur portet e Igumenicës dhe Patras si porta hyrëse.
Të arrestuarit do të dërgohen para drejtësisë, ndërsa hetimi është në zhvillim e sipër./ db/Abcnews.al