Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët posedonin kokainë dhe kanabis. Dy personat e arrestuat, përkatësisht një 18-vjeçard he një 33-vjeçar, shisnin drogë të ndarë në doza në qytetin e Vlorës dhe Sarandës.
“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit E. A., disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Sarandë, ndërsa shtetasit A. R. i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës”, njoftoi policia.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

