Dejvid Karaboja, 29-vjeç nga qyteti i Durrësit është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë si dhe një shumë parash të cilat dyshohet se i përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin D. K., 29 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës e kanë ndaluar atë në lagjen nr. 7, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike’, njofton policia. m.v/abcnews.al