Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me kokainë. 29-vjeçari kishte futur 20 gramë kokainë brenda një veze çokollate ndërsa thuhet se ai mbahej nën vëzhgim nga policia prej disa kohësh.
Në momentin që policët i kanë dalë para i riu është përpjekur që ta fshihte lëndën narkotike. Gjatë kontrollit i është gjetur një vezë tjetër në të cilën kishte 20 doza të ndara kokaine, gjysmë gramë secila. /abcnews.al