Publikohen fotot e 4 të arrestuarëve në Greqi, në kuadër të operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 210 kg kokainë e fshehur në karkaleca.
Në katër të arrestuarit, dy prej tyre janë shqiptarë, bëhet fjalë për Jasona Mërkuri e Marsel Stafaj, ndërsa në pranga u vunë edhe Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris.
Sasia e madhe e drogës vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë. Mësohet se të arrestuarit e kishin tërhequr konteinerin me drogë të fshehur në karkaleca dhe janë kapur nga policia greke në zonën e Aspropirgos.
Autoritetet, qe ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner, ka arrestuar dy shqiptarë dhe një shtetas grek.
Në pranga janë vënë Jasona Mërkuri, Marsel Stafaj si dhe dy shtetas greke. Siç rezultoi nga hetimet policore, organizatori i trafikut është Jasona Mërkuri i cili kujdesej për gjetjen e sasise se drogës, financimin e blerjes, transportin si dhe organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane.
Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.
Mërkuri, ka qene i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij./abcnews.al