Kokaina në Durrës, GJKKO lë në burg aksionerin e kompanisë ”Alba Exotic Fruit”

schedule10:57 - 19 Gusht, 2021

schedule 10:57 - 19 Gusht, 2021

Gjykata e Posaçme e Apelit le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bajron Gumenin, i akuzuar për “trafik të narkotikëve”, lidhur me sasinë prej 11.6 kg kokainë nga Ekuadori.

Gumeni është administrator dhe aksioner i “Alba Exotic Fruit”.  Në kontejnerët që vinin për llogari të kësaj kompanie janë kapur disa sasi kokaine në portin e Durrësit.

Sjellim në vëmendje se Bajron Gumeni u arrestua në lidhje me kokainën e kapur rreth një muaj më parë në portin e Durrësit, pasi ishte administrator i firmës “Alba Exotic”, kompanisë që importon banane dhe që në kontejnerin e të cilës u kap sasia prej 11 kg e 650 gram kokainë më 14 korrik.

Pas kësaj ngarkese në kontejnerët e kompanisë Alba Exotic, u kapën të tjera sasi kokaine të fshehura në kontejner.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!