Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

schedule14:13 - 28 Tetor, 2021

schedule 14:13 - 28 Tetor, 2021

Pesë persona u morën të pandehur në Nju-Jork, të akuzuar se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës.

“Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Të arrestur janë edhe 3 persona të tjerë. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.