Kokaina në banane, gjykata i jep SPAK-ut tre muaj kohë për hetimet

schedule11:24 - 13 Korrik, 2022

schedule 11:24 - 13 Korrik, 2022

Gjykata e Posaçme i ka dhëne tre  muaj kohë prokurorisë të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë “Alba exotic fruit” qe trasportonin  banane në Shqipëri.

Gazetari Ermal Vija raporton se deri më 13.10.2022 është lenë afat pasi SPAK thotë se po pret letër porosi nga Holanda dhe Ekuadori.

Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vellezërit Eduart Dauiti dhe Bajron Gumeni. Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta.

SPAK ka dërguar leter porosi në Ekuador e Holandë për kontaktet apo lëvizjet e Dautit Gumenit dhe konteniereve të tyre.

Kësaj kompanie ne harkun kohor 3 vite i janë kapur 8 sasi te ndryshme kokaine. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!