Kokaina me kuti picash në Tiranë, si ikën me vrap autorët, prokuroria: Çfarë ndodhi me gazetarin

schedule10:06 - 30 Korrik, 2021

schedule 10:06 - 30 Korrik, 2021

Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e një grupi kriminal në Tiranë që shpërndante kokainë me kuti picash.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija, policia ka pasur informacion lidhur me disa persona të dyshimtë të cilët hunin dhe dilnin në një pikë makinash me qira ku edhe bënin pazaret e drogës. Ndërkohë në dosje theksohet edhe i gjithë aksioni i zhvilluar nga largimi i autorëve të arrestuar më pas e deri tek ndalimi i një gazetari i cili u gjet rastësisht në zonë dhe po filmonte skenën. Në dosje theksohet se gazetari u afrua duke filmuar dhe pengoi operacionin, megjithëse në videot e publikuara në rrjet rezulton se gazetari ishte në një distancë të largët dhe pranë makinës së loguar të medias ku punon.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ,mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, në ngarkim të Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Coku, dhe “Kundërshtim i punonjësve te policisë rendit publik”, në ngarkim të Gazmir Cani.

Nga studimi i materialeve të referuara nga policia gjyqësore rezulton se, më datë 27 korrik, rreth orës 13:00, në rrugën “Kujtim Laro”, Tirane, është parë shtetasi Gentian Kore dhe tre persona të tjerë të paidentifikuar që hynin dhe dilnin nga dyqani i pikës së makinave me qira të shtetasit Gentian Kore. Këto persona ishin me një makinë autoveturë, të markës Volvo, me targe DO XC 500. Në një moment pasi hynë këto persona në dyqanin e pikës së dhënies së mjeteve me qira, vjen dhe një makinë tip autoveturë, e markës Volsvagen, me targe AA573SO, nga e cila zbret një djalë me dy kuti picash në dorë dhe futet në dyqanin e dhënies se mjeteve me qira të shtetasi Gentian Kore.

Duke pasur dyshime se djali me kuti picash mund të kishte sjellë lëndën narkotike, është vendosur ndërhyrja në këtë ambient me qëllim kapjen në flagrancë të gjithë këtyre personave së bashku me lëndën narkotike.

Sapo jenë afruar për të hyrë në dyqanin e pikës për dhënie mjetesh me qira, me jelek me mbishkrim policia, janë larguar me vrap të gjithë personat që ndodheshin aty dhe konkretisht tek dera e dyqanit është bllokuar Gentian Kore, pak metra më tutje ku ishte automjeti tip Volvo me targe DO XC 500, janë ndaluar Altin Gega dhe Erjon Prengaj, dhe të hedhur tek dera makinës Volvo është konstatuar dhe një telefon Iphone.

Është larguar me vrap djali me kutitë e picave dhe shtetasi Taulant Coku ky i fundit është bllokuar direkt nga shërbimet e policisë. Djali me kutitë e picave është futur mes pallateve në rrugën “Gjolek Kokona”, dhe pranë një klinike dentare, ky shtetas ka hedhur poshtë një makine të parkuar dy kutitë e picave dhe është larguar me vrap dhe ku me gjithë ndjekjen e bërë u është larguar shërbimeve të policisë.

Në njërën nga kutitë e picave është gjetur një pako me letër celefoni transparente, në formë si tulle, brenda të cilës ishte kokaina.

Në momentin e ndërhyrjes para dyqanit të pikës së mjeteve është parë një person, duke filmuar me telefon në dorë, në këtë moment nga shërbimet e policisë duke mos qenë e qartë se çfarë po kërkonte ky person. I është kërkuar të largohej, por ai ka vazhduar të filmojë duke u afruar me shumë dhe është bërë pengesë punonjësve të policisë gjatë zhvillimit të operacionit.

Në këto rrethana punonjësit e policisë kanë bërë bllokimin e tij dhe në moment e kanë shtrirë në tokë për ta prangosur dhe ka thënë se ishte gazetar. Pas paraqitjes se dokumentit (bejxhit), të cilin e ka marrë tek makina, është identifikuar si gazetar me emrin Ergys Gjencaj dhe është lënë i lirë.

Punonjësit e policisë pasi kanë ndërhyrë me momentet e para kanë konstatuar një automjet tip autoveturë, të markës Mercedes Benz, me targë AA 909 YE, të cilit i kanë bërë shenje ndalimi, për ta verifikuar nëse personi në mjet kishte ndonjë lidhje me këtë ngjarje.

Personi në mjet ka ndaluar për momentin dhe nuk ka pranuar të dalë nga mjeti, me gjithë thirrjet e vazhdueshme si policia, ndalo mjetin, dhe dil nga makina, ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe duke i dhënë gaz makinës dhe duke u rrezikuar jetën punonjësve të policisë dhe në rrugën Oxhakut, rreth 200-300 metra më tutje, në ndjekje e sipër, në bashkëpunim me shërbimet e policisë rrugore, ky mjet është ndaluar dhe rezultoi se drejtuesi automjetit quhej Gazmir Rrapush Cani, i datëlindjes 09.06.1995.

Veprimet janë kryer ne prezence të ekspertit kriminalist dhe janë shoqëruar me fotografi kriminalistike.

Pasi u be sekuestrimi i lëndës së dyshuar narkotike te llojit Kokaine, u bë dhe rezultoi me peshe te pergjithshme1128 (njemije e njeqind e njezet e tete) gram.

Nga verifikimet e kryera ne sistemin E-Gjoba, ka rezultuar se mjeti tip Volkseagen Foks, me targa AA573SO, është në pronësi të shtetases Lorena Gega, e cila është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe ka deklaruar se ka rreth 2 vjet që nuk e përdor këtë makinë dhe se mjeti qëndron kryesisht në restorantin e babait të saj, shtetasit Artan Gega, ku ky mjeti përdoret nga punëtorët e restorantit për shërbime të ndryshme dhe furnizime.

Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Artan Gega, i cili gjithashtu deklaroi se makina qëndron e parkuar afër restorantit, ku merret nga punëtorët dhe përdoret për punë të ndryshme si furnizime, dërgesa ushqimesh etj. /abcnews.al/