Kokaina e kapur në Durrës, Artan Hoxha zbulon shifrën nëse droga do shitej: Sa për të garantuar 84 mandate

schedule20:58 - 10 Prill, 2021

schedule 20:58 - 10 Prill, 2021

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me kokainën e kapur në portin e Durrësit.

Hoxha ka përgëzuar kontrollorët e skanerit në portin e Durrësit, ku nuk i ka kursyer edhe ironit, për kontrollorët ajror të cilët bojkotuan punën duke pretenduar se po kalojnë periudhë stresuese.

Hoxha shkruan se sasia e kokainës e kapur brenda 10 ditësh nëse do të shitej në treg ka një vlerë prej 19 milionë eurosh.

 

Postimi i Artan Hoxhës:

Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….

Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.

Nuk e di ne çfare niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te “stresuar”.

Madje, nese do ta benin nje sy “qorr” sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t’u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…

Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.

Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.

Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe.

Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes…./abcnews.al/