Konfirmoi veten, dhe madje mund të cilësohet I veçantë.
Vedat Muriqi nuk mundi t’i jepte fitoren Majorkës në ndeshjen shtëpiake ndaj Betisit në La Ligën e Spanjës, por në aspektin individual arriti diçka të madhe.
Sulmuesi kryesor i Kosovës u bë lojtari me më shumë gola me kokë këtë sezon në 5 ligat kryesore të Europës, ato të Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë e Francës.
Askush nuk ka shënuar 6 herë nga ajri si ai.
Përpara sfidës, ai mori trofeun e futbollistit më të mirë të muajit janar në elitën iberike, një vlerësim i madh, por edhe plotësisht I merituar.
Ndërkaq, iu dha karton të verdhë për një veprim që u duk si simulim në zonë, veçse tifozët majorkezë dhe të shumë ekipeve të tjera u ankuan se I verdhi nuk iu dha Vinisiusit të Realit për të njëjtin lloj aksioni.
Nga ana tjetër, I njohuri si “Pirati” arriti në 50 rrjeta në La Ligën e Spanjës, një shifër jubilare, dhe vazhdon ndjekjen e legjendës Samuel Eto për të qenë shënuesi më I mirë I I Majorkës për të gjitha kohët.
Vedat Muriqi vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditjen për Këpucën e Artë në kampionat, me 16 gola deri tani, i lënë pas vetëm nga Kilian Mbape I Realit.


