“Koka dhe Bllako janë bishti”, Basha: SPAK hodhi një hap, t’i shkojë deri në fund

schedule16:23 - 29 Mars, 2022

schedule 16:23 - 29 Mars, 2022

Lulzim Basha, tashmë i dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Basha ka publikuar një video, ku ndër të tjera thekson se qeveria ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal në vjedhjen e 430 milionë eurove.

Ish-kreu i demokratëve nënvizon se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë bishti i kësaj afere. Sipas tij, Rama është koka, ndërsa shton se sot SPAK hodhi një tjetër hap për t’u përshëndetur në zbardhjen e kësaj afere.

“Në vjedhjen e 430 milionë eurove qeveria ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë bishti i kësaj afere. Koka e këtij grupi është Edi Rama, që mbështeti, miratoi dhe mbrojti këtë aferë kriminalo-korruptive, duke sulmuar çdo përfaqësues të PD-së që e denoncoi atë.

Sot SPAK hodhi një tjetër hap për t’u përshëndetur në zbardhjen e kësaj afere. E inkurajoj atë t’i shkojë deri në fund dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë, të cilët tashmë janë faktuar edhe nga Komisioni Hetimor, përfshirë ministra, kryebashkiakë socialistë, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit e deri tek Edi Rama”, shkruan Basha.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!