Presidenti amerikan Donald Trump ka pushuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes Mark Esper. Lajmin e ka bërë vetë ai të ditur me anë të një postimi në mediat sociale.
Në vendin e tij, Trump njofton se ka emëruar Christopher C. Miller ndërsa shprehet i bindur se i sapoemëruari do të bëjë një punë shumë të mirë.
Po ashtu, presidenti e falenderon Esper për punën e kryer deri më tani. Miller do të jetë ministri i pestë i Mbrojtjes që do të shërbejë nën Trump gjatë katër viteve të presidentit në detyrë.
Postimi
“I kënaqur të njoftoj se Christopher C. Miller, Drejtori shumë i respektuar i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit (konfirmuar unanimisht nga Senati), do të jetë Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes… Chris do të bëjë një punë të MADHE! Mark Esper është pushuar. Dëshiroj ta falënderoj për shërbimin e tij.” s.b/abcnews.al/
I am pleased to announce that Christopher C. Miller, the highly respected Director of the National Counterterrorism Center (unanimously confirmed by the Senate), will be Acting Secretary of Defense, effective immediately..
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 9, 2020