Kohë të vështira për Camillën dhe familjen e saj pak para kurorëzimit

schedule15:09 - 4 Maj, 2023

schedule 15:09 - 4 Maj, 2023

Camilla pritet të kurorëzohet mbretëreshë në Westminster Abbey por një incident i papritur ndodhi para kurorëzimit të së shtunës.

Gus Lopez, nipi 13-vjeçar i Camilla-s, i cili do të marrë pjesë në kurorëzimin e saj, theu krahun e tij sipas Daily Mail dhe një mik i familjes tha: “Gus theu krahun e tij në një aksident me biçikletë gjatë pushimeve. “

Camilla është një gjyshe e pesë nipërve dhe mbesave.

Veshja e kurorëzimit të Mbretit Charles është prej kadifeje ngjyrë kafe dhe është veshur nga Mbreti George VI në 1937.

Ndërsa veshja e Mbretëreshës Camilla është bërë fillimisht për Mbretëreshën Elizabeth II në vitin 1953 dhe është prej kadife të kuq, është ruajtur por me rregullime./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!