Pavarësisht se gjetën një marrëveshje verbale për rinovimin e kontratës së mesfushorit francez, Adrien Rabiot, deri në verën e viti 2024, “bardhezinjtë” e Juventus tashmë janë gati t’i ofrojnë “katalizatorit” një marrëveshje të re, me teknikun Allegri, që e sheh 28-vjeçarin si një prej lojtarëve kyç të ekipit të tij.
Mirëpo, duket se rinovimi i kontratës nuk do të vijë vetëm për Rabiot, me drejtuesit e “zonjës së vjetës”, që kërkojnë gjithashtu të blindojnë dhe “gardianin” polak, Ëojciech Szczesny, si dhe mbrojtësin italian, Federico Gatti.
Jo vetëm kaq, pasi në “listën e rinovimeve” është dhe “fantazisti” i sulmit, Federico Chiesa, me të ardhmen e këtij të fundit që ende mbetet e paqartë, teksa kërkohët nga shumë ekipe me histori në futbollin evropian. /i.m /abcnews.al