Flobens Dilaveri, presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, kritikoi kryeministrin Edi Rama për premtimet e bëra për sportin. “Edhe naftëtarët morën premtime dhe u kthyen në punë, por nuk u mbajtën premtimet. Kryeministri bëri një buqetë me premtime dhe nuk mbajti as 1.5 për qind.
Kemi një Ministri i Sporti që nuk ekziston, kemi një zëvendësministër që nuk dihet ku është. I zëvendëson Fideli, por ata duhet të jenë në tavolinë. Ekziston apo jo liga, është çështje tjetër. Këtë qëndrim mund ta mbajë çdo federatë, çdo sportist, që kanë halle e probleme të shumta. Mblidhen të gjitha. Ne nuk kemi atletikë. T’u themi atyre të mos protestojnë. Thelbi është të diskutojmë a kanë të drejtë. Presidentët janë në një linjë me futbollistët.
Nuk e shoh si kundërvënie të presidentit të FSHF. Ju ndoshta dini më shumë, por unë që jam i baraslarguar e kam parë si një kundërvënie të institucioneve të sportit që janë shumë të brishta. Nuk e kanë forcën e futbollit. Të gjithë solidarizohen me atë që bën futbolli. Ka ardhur momenti që sporti ta marrë me dhunë atë që i takon. Dhunë brenda logjikës, nuk them të godasim”.
Fidel Ylli ka replikuar në moment: “Dhunën ta harrojë Flobi dhe 20 të tjerë. Po të dëgjoj, se jam këtu. Kur flitet për sport, unë jam pro parimisht. Qeveria është gati të flasë. Për herë të parë vjen një Ministre Finance në tavolinë dhe këta e injorojnë tavolinën. Për çfarë dhune bëhet fjalë. Çështje zgjidhen në tavolinë.
Do isha arbitër që do anoja nga ana e Ligës. Liga kishte bërë një letër pa shpjegime. Ministria thotë që jemi të paqartë, për shembull për 6 për qindëshin e TVSH. Nuk jam për t’i hedhur benzinë zjarrit. Nuk i bëjnë dot presion kryeministrit, sikur edhe të mos ketë futboll. Pse nuk u ulën javën e parë me ne dhe u ulën sot? Ne mund të ishim takuar edhe në zyrat e tyre. I thashë që të vinin në Ministri, mos të lëvizte stafi në këtë kohë pandemie”. /abcnews.al