VIDEO/ Koha për të thënë “stop” Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë

schedule14:04 - 23 Gusht, 2020

schedule 14:04 - 23 Gusht, 2020

Mërgim Mavraj e mbyll me kombëtaren. Mbrojtësi, tashmë 34 vjeç, nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit, edhe për arsye dëmtimesh. Në fakt trajneri italian e kishte shprehur edhe se po mendonte për pasuesin e Mavrajt në kombëtare.

Sot vetë mbrojtësi ka bërë një postim në “Instagram”, ndërkohë që shkruan “Mirupafshim”. Mesazh i qartë, që flet vetë dhe që i hap rrugën të rinjve për të pasur më shumë mundësi në kombëtare.

Mavraj, për disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërkohë që luajti titullar edhe në EURO 2016. Tetë vite me kombëtaren, debutim në një miqësore kundër Katarit në maj të vitit 2012, ndërkohë që në total numëron 49 ndeshje me fanellën kuqezi.

Vetëm një gol i shënuar në ndeshje zyrtare, i rëndë madje, ndaj Armenisë në fitoren 2-1 në Elbasan, fitore që mbajti gjallë shpresat për kualifikimin në Europian. Ka realizuar edhe dy herë në miqësore, ndaj San Marinos dhe ndaj Francës. Tani nuk duhet të shënojë as të mbrojë më për Shqipërinë, por vetëm të shijojë e të mbështesë shokët e tij në ndeshjet në vazhdim.

View this post on Instagram

Përshëndetje, Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë. Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar ! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë ! Përzemërsisht, Mërgim Mustafë Mavraj

A post shared by Mergim Mavraj (@mergimmavraj.15) on

POSTIMI I MAVRAJT – “Unë dua të them faleminderit Zot. Përshëndetje, kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim ,por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëshoqëruesit e mi duke filluar nga familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e kombëtares kuq e zi, presidentin Armando Duka, kolegët e mi dhe të gjithë stafet teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal. Jam i detyruar që të gjithë falënderimet t’i përmbledh në këto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet, është falënderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë ! Përzemërsisht, Mërgim Mustafë Mavraj. /abcnews.al