Këngëtarja Lore, në një intervistë të veçantë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ka rrëfyer pasionin e saj për muzikën, aktivitetet e saj si edhe ndryshimet që synon të sjellë në të ardhmen. Ajo ka prezantuar edhe klipin e saj të ri “Si t’ja them”.
“Kënga është kompozuar nga Alban Kondi, por gjithmonë janë të lidhura me histori personale të miat. Ka grimca të gjërave të jetës personale. Kjo është kënga e fundit e këtij cikli. Do të komercalizohem pak. Do të eksperimentoj. U bë një vit kalendarik me balada, pjesëmarrja ime në festivale dhe ka ardhur koha që të sjell disa ngjyra të reja. Më shumë koncerte, më shumë dalje skenike”, tha ajo.
Ndërsa foli për skenat, koncertet ku ka marrë pjesë rrëfeu së ka mbetur shumë e kënaqur edhe për vlerësimet e marra.
“Janë eksperienca të ndryshme sepse janë zhvilluar në faza të ndryshme të jetës time. Momenti më i bukur do të thoja që ka qenë surpriza e çmimit të madh, do ta veçoja sepse e kisha manifestuar shumë, nëse do ta thoja kështu”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/