Pavarësisht vështirësive, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Gashin përsa i përket karrieës. Artisti shqiptar publikoi pak javë më parë albumin “1984”, ndërsa kohët e fundit ka nënshkruar një kontratë dhe me studion muzikore RCA Records.
Së fundmi, reperi me origjinë shqiptare ka nisur një rrugëtim të ri këtë herë si model i një marke veshjesh. Ka qenë vetë reperi, i cili e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se ka ardhur “koha për të ndryshuar të ardhmen”.
“Për ata që nuk e dinë unë sapo firmosa me @communityneyork si model dhe do bëj gjëra të bukura për të gjithë çunat. Është koha për të ndryshuar të ardhmen.”, shkruan artisti shqiptar.
Kujtojmë që java që lamë pas ishte tejet e hidhur për autorin e hitit “Creep on me”, pasi humbi dy persona shumë të shtrenjtë, xhaxhain dhe kushërirën e tij. Ai ndau me fansat një rrëfim prekës, duke thënë se gjatë këtij viti ka kaluar momentet më të vështira të jetës së tij. /abcnews.al