Rama: Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që te kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë.
Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë.
Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet. Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu.
Duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi sot në fushën e energjisë që nga shëmbylltyrat më të turpshme janë kthyer në ndërrmarrje funksionale, me rregulla, balance, për të qenë të gatshme të hyjnë në marrëdhënie me bankat e me radhë. Këtë duhet të bëjmë me ujin që në gjithë hartën e Shqipërisë.

