Ende nuk ka rezultate zyrtare nga zgjedhjet gjermane, por fotografia e “exit polle”-ve tregon se rënia e “CDU”-së është katastrofike. Partia e Merkel, pas 16 vitesh në pushtet, regjistroi rezultatin më të keq në histori, 25%.
Në zgjedhjet e vitit 2017, aleanca “CDU/CSU” siguroi 32.9% të votave dhe nëse parashikimi i sondazheve konfirmohet, kjo do të thotë se ata po humbasin gati 8 pikë.
Lexo edhe: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, kush do të jetë pasuesi i Merkel?
Krahasuar me zgjedhjet e 2013 kur Kristian Demokratët kishin regjistruar 41.5%, shifrat janë dërrmuese.
Pranimi i rezultatit zhgënjyes nga Laschet në deklaratat e tij të para pas shpalljes së sondazheve është tregues i klimës që mbizotëron në radhët e partisë dhe tensionit që do të lindë, që mund të sjellë ndryshime të forta.
Tashmë debati është përse humbi Armin Laschet, për shkak të “performancës” së tij të dobët gjatë gjithë fushatës zgjedhore, apo politikës së ndjekur nga “CDU/CSU” në 16 vitet e fundit? /db/Abcnews.al