Ish-mesfushori i Manchester City, Gareth Barry, ka varut këpucët në gozhdë. 39-vjeçarit i mbaroi kontrata me West Bromvich Albion dhe ai vendosi të heqë dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur.
Mesfushori me tipare mbrojtëse e filloi karrierën tek Aston Villa dhe më pas kaloi në radhët e “Qytetarëve”, ku qëndroi plot pesë sezone në “Etihad Stadium”. Më pas Barry u transferua tek Evertoni dhe e mbylli me WBA.
Gareth gjithashtu ishte pjesë e kombëtares së “3 Luanëve” nga vitet 2000-2012, ku u aktivizua në 53 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Gjithsej në karrierën e tij ai numëron më shumë se 441 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe ka shënuar më shumë se 50 gola. /abcnews.al