Koha për Donnarumma po mbaron, Milani arrin marrëveshjen me pasuesin e tij

schedule08:58 - 26 Prill, 2021

schedule 08:58 - 26 Prill, 2021

Fundi i sezonit është afër dhe Milani mund të humbasë shërbimet e Gigio Donnarummas. Portieri del lojtar i lirë në qershor, teksa rinovimi nuk po vjen. Agjenti i 22-vjeçarit, Mino Raiola refuzon propozimin prej 8 milion eurosh në sezon nga drejtuesit e “Djallit”.

Këta të fundit janë fokusuar te pasuesi i “gardianit” të talentuar italian, të cilin e kanë gjetur në Francë. Ai është Mike Maignan, i cili po shkëlqen me Lille në Ligue 1. Gazetari i Milannews, Pietro Mazzara zbulon edhe detajet e operacionit të portierit.

Milani ka “bllokuar” 25-vjeçarin, i cili do t’i kushtojë 18 milion euro klubit italian. Pesë vite do të firmosë Maignan me kuqezinjtë dhe rroga e tij sezonale do të jetë 3 milion euro në sezon. Ky i fundit debutoi me kombëtaren e Francës tetorin e vitit të kaluar.

Donnarumma ka në tryezë një ofertë 5-vjeçare me 8 milion euro në sezon nga klubi i tij i zemrës. Milani ka vendosur të mos presë gjatë dhe nëse merr përgjigje negative, atëherë do të nisë sulmin final për të transferuar francezin në “San Siro”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!