Felipe Melo njihet për agresivitetin e madh dhe ndërhyrjet e ashpra. Mesfushori “veteran” aktivizohet me Palmeiras prej janarit të vitit 2017. Një “luftëtar” në mesin e fushës dhe zero tolerancë kundrejt kundërshtarëve, qofshin lojtarë apo tifozë.
Në ndeshjen e 10 tetorit kundër Santos në transfertë nuk hezitoi t’i përgjigjej fyerjeve të tifozëve vendas. Ultrasit e Santos u kapën me të gjatë gjithë ndeshjes dhe 36-vjeçari i “përshëndeti” me gishtin e mesit.
Ky gjest do ta lërë disa kohë pushim, më saktësisht 5 javë. Kaq është pezulluar ish-lojtari i Juventusit, Interit, Fiorentinës dhe Galatasarayt. Felipe Melo është një rekordmen. Prej momentit që u bashkua me Palmeiras, ai është ndëshkuar 54 herë me karton të verdhë, 4 herë me karton të kuq dhe ka humbur 12 ndeshje për motive disiplinore. /abcnews.al