Mbrëmjen e së premtes zona e Komunës së Parisit u trondit nga një shpërthim me eksploziv që kishte në shënjestër ish-noteren Rezarta Koçi.
Makina ishte e parkuar në momentin që shpërtheu tritoli dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Por cilat janë pistat që po hetohen deri tani? Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” foli për lidhjet me fajdet.
“Ish-noterja ka marrë para me fajde, përveç kallëzimeve që janë bërë në adresë të saj. Ajo ka edhe një situatë tjetër, një person shumë i afërt i saj që ka pasur lidhje ka humbur jetën në Mamurras nga një aksident dhe sot ndodhet në situatën edhe për detyrimet që ka pasur personi në fjalë, diku 150 mijë euro, që personat që ja kanë dhënë me fajde, ja kanë katërfishuar, i kanë kërkuar 650 mijë euro.
Edhe fondacioni Xhaferri nuk e kalonte në këto nivele. Ish-noteres i është treguar se nuk mund të rrijë e qetë dhe se i ka mbaruar afati, dhe se janë në gjendje ti bëjnë keq asaj. Për ti treguar asaj që ne nuk kemi frikë” tha Hoxha./ Abcnews.al