Koha e zyrtarizimeve, Kukësi i merr Partizanit një mesfushor

schedule15:54 - 16 Qershor, 2022

schedule 15:54 - 16 Qershor, 2022

Kristi Kote është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit. Korçari, pas largimit nga Partizani, pranoi ofertën e verilindorëve dhe sot Kukësi ka dalë edhe me njoftim.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Kristi Kote është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte pjesë e Partizanit në 4 sezonet e fundit, teksa tani do të jetë pjesë e ekipit tonë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Kristi”, shkruhet në njoftimin e Kukesit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!