Laçi vijon me rinovimet e kontratave dhe pas mbrojtësit Rudolf Turkaj, të njëjtën gjë ka bërë edhe portieri Dajsinani.
Shtatlarti ka nënshkruar edhe për tre sezone futbollistike dhe kështu do të jetë pjesë e Laçit deri verën e vitit 2025.
Dajsinani ka qenë një nga pikat e forta të bardhezinjve këtë sezon dhe Laçi nuk humbi kohë dhe nënshkroi kontratën e re me portierin kavajas. / abcnews.al