Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Koha e humbur në kurrizin tonë”, “Në Europë me meritë. Së bashku do ia dalim” – Rama në celjen e fushatës, lancohet kënga zyrtare e socialistëve

schedule14:04 - 12 Prill, 2025

schedule 14:04 - 12 Prill, 2025

Kryesocialisti Rama në daljen e tij në mitingun e nisjes së fushatës, prezantoi dhe këngën zyrtare të marshit të fundit elektoral të PS. Nën tingujt e Noizyt, Rama nisi ndryshe fjalimin e tij me këngën zyrtare që do të shoqërojë 30 ditët e fushatës në 12 qarqet e vendit.

Në skenë, bashkë me Ramën ishte edhe këngëtari Noizy i cili interpretoi këngën.

“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë unë kam sjellë surprizë një cun problematik që i kërkova të vijë këtu dhe të flas sic ai di të flas përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni dhe I thashë hajde se unë do ngel vetëm me zërin tim ndërkohë të tjerët do të jenë me këngë e tij.”

Mesazhet, permes tekstit te kenges:

Gjithë së bashku do t’ia dalim – për një qëllim
Sa shumë sfida ke kalu ti – o vendi im!

Ne jemi, ne jemi
Gjithmonë ne këtu do jemi
Sa t’ketë hënë e sa t’tketë diell
Sa t’ketë tokë e sa t’qiell!

Shiko – si jemi bo – ku jemi sot,
Shqipni – moj nona lok – ma e Mira n’Botë,
Beso – pasha këtë qiell – pasha këtë tokë
Bashkë – për 1 qëllim – ne Europë!

Për familje – si Shqipnia s’ka asnjë vend,
Jemi n’rritje e sipër, lum ai që ka mend,
E për pushime – si Shqipnia nuk ke ku gjen,
Ka 1 milion arsye pse bota këtu po vjen

Hajde shkojmë përpara – ky është momenti jonë,
Sepse Koha e humbur është në kurrizin tonë,
Ti e di – ca duhet me bo s’kemi mo kohë,
Jo, nuk ka me u kthy mbrapa, shife si jemi bo

Inspirim për rini s’është muzikë për parti,
-Shqipëria po lulëzon, se boj unë dhe ti,
E bëjmë ne, e bën ai,- e bën ajo – e bëjnë ata
E bëni ju. E bëjnë ato!

S’mund na lidhin me zinxhira – as sistemi politika
Jemi zani i 1 populli – nuk nënshtrohemi nga frika!
-N’Europën me meritë, Jo me drama politike
S’po trokas mo si një mik, – trokas si Zot Shpie!

Gjithë së bashku do t’ia dalim – për një qëllim
Sa shumë sfida ke kalu ti – o vendi im!

Ne jemi, ne jemi
Gjithmonë ne këtu do jemi
Sa t’ketë hënë e sa t’tketë diell
Sa t’ketë tokë e sa t’qiell!

Shiko – si jemi bo – ku jemi sot,
Shqipni – moj nona lok – ma e Mira n’Botë,
Beso – pasha këtë qiell – pasha këtë tokë
Bashkë – për 1 qëllim – ne Europë.

Nëpër mjegull – flakë bore edhe shi
Nëpër breshër furtunë, kacafytje dhe stuhi
Gjithë bota po na sheh, s’jena pengu i harresës
S’jemi lot që thahet – jemi pesha e fortesës!

Shumë na dojnë nën vete, por jemi gur i rrallë!
Krenarinë sikur armë, e fjalën si jatagan!
Shih anej e shih knej – S’jena mo Shqipnia shkretë,
S’ka si ti, s’ka si ne, jemi tokë, jemi det!

Kjo nuk është muzikë për klub, ky është zë për kë nuk flet,
Për ata që e marrin, jo atë që rrinë e pret,
Për ata që ëndrra për mi kthy në realitet,
Për ata që nuk lëshojnë asnjeherë vendin e vet!

S’jemi të përsosur – jemi të vërtetë!
Mbase s’jemi engjëj – por ne jemi të shenjtë,
S’jemi të përulur – jemi luftëtar,
Sjemi thjesht një popull
Ne jemi Shqiptar!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!