Esin Hakaj dhe Vllaznia një ditë më parë arritën marrëveshjen dhe klubi shkodran doli me një komunikatë, ndërkohë që sot ka ardhur edhe firma mbi kontratë.
Vllaznia përmes rrjeteve sociale e bën një njoftim të tillë, ku shkruhet: “Esin Hakaj është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik.
Ai ka firmosur kontratën me drejtuesit e klubit dhe është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik”.
Hakaj ka pozuar me fanellën e Vllaznisë pas firmës, ndërsa më pas është vënën nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric. /abcnews.al