Koeman nuk vazhdon me Barcelonën, në Spanjë janë të sigurt për pasuesin

schedule14:44 - 16 Maj, 2021

schedule 14:44 - 16 Maj, 2021

Në Spanjë janë të bindur se Ronald Koeman nuk do të jetë trajneri i Barcelonës në sezonin e ardhshëm, madje e kanë të qartë edhe pasuesin e holandezit në stol.

Kryeredaktori i Barça Time dhe gazetari i One, Shay Lugassi, raporton se është e sigurt se Koeman nuk do vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës në sezonin e ardhshëm dhe Xavi do jetë pasuesi i tij.

 

Ai raporton se Xavi ka zhvilluar një bisedë me video-kamera me Rafael Yuste, pjesëtar i bordit drejtues të Barcelonës dhe ka avancim në bisedimet mes palëve.

Ndërkohë, Barcelona thuajse e ka humbur titullin kampion, por Xavi para pak ditësh njoftoi rinovimin me Al Sadd. Gjithsesi në klauzolën e ish-mesfushorit parashikohet lirimi nga kontrata në rast se Barcelona e thërret në detyrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!