Barcelona luan nesër ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Getafe në shtëpi dhe para kësaj beteje, në konferencë për mediet foli trajneri Ronald Koeman.
“Situata e Collado nuk ka asnjë ndryshim me atë të Pjanic, ai e di situatën e tij në mënyrë perfekte. Ka shumë konkurrencë dhe ai duhet të gjejë diçka në veten e tij për të fituar formacionin. Merkato? Më duket çmenduri dhe absurde të paguash aq shumë para për një lojtar, në këtë situatë që bota po kalon.
Kanë mbetur edhe disa ditë për lojtarët që pritet të largohen. Pjanic është një nga lojtarët që po kërkon ekip, por qëndrimi i tij ka qenë shumë profesionist dhe kjo është arsyeja përse është në listë.
Ilaix? Nuk do flas më për të. Klubet e interesuar duhet të paguajnë shifrën e kërkuar nga klubi. Ansu Fati është kthyer, por ka ende rrugë të gjatë për t’u ngjitur në nivelet e kërkuara.
Nuk do jetë kundër Sevillas, ka nevojë ende për shumë stërvitje. I duhet më shumë forcë dhe fizik. Nuk do e rrezikojmë. Mbappe te Real? Nëse Madridi ka aq para, përse jo? Edhe unë dua t’i kem në ekip lojtarë të tillë.
Nuk po e mendoj të mos fitoj trofe këtë sezon. Jemi një klub që duhet të manifestojë mentalitet fitues, por në këtë moment nuk mund të konkurrojmë me më të mirët në botë. Gjithsesi, nuk varet nga lojtari më i mirë në botë, varet nga ekipi dhe mentaliteti.
Umtiti? Nuk bëj mirë të flas me emra. Klubi e di mirë se me cilët lojtarë unë dua të punoj, por i respektojnë ata që kanë kontrata me ne. Të gjithë e dinë se do kenë vështirësi për të luajtur. Është e pamundur të kesh 32 lojtarë në skuadër.
Duhet të jemi realist për situatën tonë dhe të themi se nuk do të konkurrojmë ekonomikisht me klube si PSG, City apo United. Ta pranojmë këtë. Do zgjasë ca kohë, nuk është sot për nesër. Po bëjmë mirë me të rinjtë. Kemi ekip të mirë”, tha Koeman. /abcnews.al