Koeman ngre zërin pas humbjes: Gabim i pafalshëm, nuk ka justifikime

schedule09:24 - 22 Nëntor, 2020

schedule 09:24 - 22 Nëntor, 2020

Barcelona doli pa pikë nga ndeshja e djeshme kundër Atletico Madrid, pasi u mposht me rezultatin 1-0 në “Wanda Metropolitano”. Trajneri i katalanasve, Ronald Koeman, nuk kërkon asnjë justifikim pas disfatës, por ngre zërin për atë episod të minutave të fundit të pjesës së parë, kur Marc-Andre ter Stegen bëri një gabim të pafalshëm duke lejuar Yannick Carrasco të shënonte.

“Ne kemi luajtur mirë në fillimin e takimit, por një ekip si Barcelona nuk mund të pësojë një gol në minutat shtesë të pjesës së parë. Normalisht jam i shqetësuar si çdo trajner. Ka disa dëmtime këto ditë për shkak të ndeshjeve të shumta që kemi. Do të pres deri nesër se çfarë do të ndodhë me Gerard Pique dhe Sergi Roberton”, deklaroi holandezi.

“Ende nuk kam folur me mjekët dhe nuk e di nëse ata do të qëndrojnë disa kohë jashtë fushave. Lojtarët po punojnë mirë, por ne duam rezultate më të mira. Në parim kemi bërë më të mirën tonë. Kishim dy shanse shumë të mira për të barazuar sfidën. Atletico mbrohet shumë mirë dhe gjithmonë është e vështirë të luash kundër tyre. Goli ishte faji ynë dhe nuk duhet të ndodhë më”, përfundon Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!