Barcelona fitoi mbrëmë me shifrat e pastra 0-2 ndaj Osasunës, në një ndeshje të vështirë pasi Osasuna u shfaq një ekip solid dhe i vështirë. Për katalanasit gjithçka e zgjidhi talenti Ilaix Moriba, i cili afër fundit mundi të shënojë një gol shumë të bukur dhe të qetësojë skuadrën e tij.
Pas ndeshjes për 18-vjeçarin foli Ronald Koeman. Trajneri ka fjalë të mira për talentin, i cili sipas tij, ka aftësi shumë të mira me topin në këmbë, diçka që e tregoi edhe në rastin e golit. Koeman nuk la pas as fizikun e mesfushorin, i cili është shumë i fortë, element që te Barcelona nuk e gjen shpesh.
“I tij ishte një gol i shkëlqyer, në një ndeshje të komplikuar. Ai na lejoi ta mbyllim ndeshjen. Ilaix po bën çdo ditë e më mirë, sa herë hyn në fushë arrin të japë diçka më shumë për ekipin falë personalitetit dhe freskisë së tij.
Është i mirë me topin dhe i fortë fizikisht. Është në rrugën e duhur për të luajtur rregullisht. Zgjedhjet? Ne nuk mund të ndikojmë, por është e rëndësishme që Barça të ketë një president”, u shpreh Koeman. /abcnews.al