Barcelona është një kantier në këtë sezon, me trajnerin Koeman, që ka piketuar të gjithë elementet, që sipas tij janë të aftë të ndryshojnë të ardhmen e Barcelonës dhe ta rikthejnë klubin te titujt dhe Champions League.
Mes “të panevojshmëve” te Barça është edhe Carles Alena. Mesfushori ka treguar aftësi shumë të mira, por nuk e ka bindur trajnerin, aq sa për ta mbajtur dhe i dhënë një rol në mesfushën katalanase.
Te Barcelona po mendojnë për të ardhmen e 22-vjeçarit dhe raportohet se ai do të largohet në huazim në merkaton e dimrit. Getafe pritet të jetë ndalesa e radhës për talentin, i cili numëron vetëm 5 ndeshje me Barçën këtë sezon.
Kontakti mes klubit madrilen dhe Barcelonës vazhdon, teksa marrëdhënia e tyre është e mirë sepse kanë bashkëpunuar edhe më parë për transferimin e Marc Cucurella. /abcnews.al