Koduzi: Vdekjet Covid fshihen përmes tamponëve negativë

schedule16:03 - 20 Nëntor, 2020

schedule 16:03 - 20 Nëntor, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha denoncoi publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për fshehje të numrit të pacientëve që po humbin jetën nga koronavirusi në tre spitalet Covid.

Mjeku Gazment Koduzi, pjesë e grupit të ekspertëve të shëndetësisë së Partisë Demokratike është i bindur se të dhënat e marra nga Morgu i QSUT-sën paraqet të dhëna të sakta për numrin real të vdekjeve.

“Problematika nuk qëndron tek kartelat e pacientëve, por te mënyra si i raporton Ministria e Shëndetësisë rastet e personave që humbin jetën nga Covid. Çdo person që humb jetën në spital shkon në morg. Këto numra janë të përcjellë nga spitalet Covid, një, dy dhe tre. Pra do të thotë që çdo person që del nga këto spitale është i diagnostikuar me Covid, pavarësisht me tampon pozitiv apo jo”, thotë ai.

Sipas Koduzit, manipulimi i shifrave po ndodh përmes një tamponi negativizues që pacientëve të shtruar i merret pak ditë pasi qëndrojnë në spital.

“Ministria e Shëndetësisë kur bën raportimin e personave të shtruar në spital, apo personave të humbur jetën nuk përfshin në shifrat e saj ato persona që e kanë tamponin negativ. Dihet shkencërisht që pas ditës së 10 sa më shumë kalon koha aq më shumë janë gjasat që virusit të mos gjendet më në hapësirën e hundës dhe gojës po të jetë në mushkëri. Në këtë rast tamponi del negativ”, thekson Koduzi.

Por kush është qëllimi që sipas mjekut Gazment Koduzi, po manipulohet shifrat e vdekjeve Covid në Shqipëri?

“Përtej kritikave dhe nga opozita për mënyrën e menaxhimit, përtej pasojave ekonomike dhe sociale në fund fare ajo që do ngelë në letër janë shifrat. Dhe një nga shifrat kryesore që krahasohet sot është vdekshmëria për 1 milion banorë”, sqaron Koduzi.

Abc disponon të dhënat që i janë ofruar ekspertëve të opozitës për numrat e vdekjeve dhe gjeneralitetet e viktimave, të cilat nëse i krahason me përditësimin që ministiria e Shëndetësisë i ka bërë numrit të vdekjeve ka një diferencë prej qindra personash. Por cili është burimi që ka ofruar këtë të dhëna për opozitën?

“Përtej personave të cilët nga ana administrative bashkëpunojnë me qeverinë për të manipuluar shifra ka edhe persona që janë në lartësinë e detyrës dhe duan që qytetarët shqiptarë të marrin vesh të vërtetën”, deklaron Koduzi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!