Përfaqësuesi i PD-së Gazmend Koduzi nga studio e Abc Neës ka theksuar se situata e përhapjes së koronavirusit nuk është menaxhuar siç duhet. Sipas tij masat e marra ishin gabim, pasi kur u bë izolimi deri në orën 13:00 të drekës kishim ngjeshje të njerëzve, tashmë nuk kemi masë të gjërë por zbulohen me vatra.
Në një intervistë me Mirela Milorin, Koduzi ka komentuar edhe vatrat më të fundit të infeksionit që janë fasoneritë ku është shprehur se lejimi i punës së tyre ishte një gabim nga ana e qeverisë, pasi janë institucione që janë me rrezik përhapje.
Ndër të tjera ai është shprehur se dyshon se të dhënat e qeverisë në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe zbulimi i vatrave të infeksionit nuk është i saktë.
“Pjesa tjetër unë dyshoj se të dhënat janë të sakta, pasi mendoj se janë sipas dëshirës dhe strategjisë së qeverisë ne bëjmë shumë pak testime. Ne jemi thuajse 3 herë më pak testime se Bosnja dhe Serbia, apo Maqedonia e Veriut, po të shikojmë dhe numrin e rasteve të infektuarve vendet e rajonit kanë mbi 1 mijë të infektuar. Në radhë të parë ne nuk e dime situatën pasi kemi testuar shumë pak veta dhe kjo ka ardhur si shkak i përqasjes së gabuar pasi ato thanë se nëse një person ka probleme mund të marrë 127 që është numri i urgjencës duke anashkaluar mjekët që janë në terren siç janë mjekët në qendrat shëndetsore apo mjekun e familjes i cili dhe e ndjek një pacient nga afër dhe e ka më të lehtë që ta identifikojë një person, nuk duhet të ishte 127 numri i vetëm i kontaktit. Me gjithë respektin e punës atje një pjesë e madhe e atyre që janë atjë janë infermieret të cilët nuk janë personat e duhur për triazhimin e këyre rasteve. Unë mendoj se shumë nga vatrat e hapura janë nga rastet e pakapura”, ka thënë Koduzi.
Gjithashtu Koduzi nga studio e Abc Neës është shprehur se testimi është mënyra e vetme për të zbuluar gjendjen në të cilën ndodhemi dhe rriskun e përhapjes.
“Vetë drejtori i OBSH ka thënë testim, testim, për të gjithë personat që kanë një simptomë, ndërsa strategjia e ministrisë sonë është ajo që hartuar që në shkurt e pa ndryshuar. Nuk është lojë politike testimi masiv, pasi dhe personat që dalin pozitiv ato sërish testohen për të parë janë apo jo negativ. Testimi është e vetmja mënyrë për të parë nëse është apo jo i infektuar. Gjithashtu dhe skaneri është një tjetër mënyrë për të kapur personat asiptomatik”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se tashmë ëhstë momenti që ne Covid ta trajtojmë si një sëmundje si të gjithë të tjerat dhe jo një armik. Sipas tij në këtë faze ne duhet të bëjmë atë që kanë bërë dhe vendet e tjera që është lehtësimi i masava./abcnews.al