Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e Lapulecit në Mallakastër pasditen e sotme duke djegur qindra rrënjë ullinj.
Shkaqet ende nuk dihen , por zjarrëfikësit e repartit të Patosit po luftojnë për të vendosur flakët nën kontroll. Deri tani zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha ullishte dhe shkurre.
Era e fortë favorizon flakët, ndërsa zjarrëfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. /abcnews.al