Kodra e Stan Karbunarës drejt zhdukjes

schedule18:28 - 11 Maj, 2018

schedule 18:28 - 11 Maj, 2018

Një nga kodrat me të bukura në Lushnjë po rrafshohet. Shkak është shfrytëzimi për nxjerrjen e gurëve nga firma private. Për këtë arsye banorët janë irrituar dhe të frikësuar se fshati i tyre do të shkatërrohet.

Makineritë janë aty duke gërmuar për gurë. Pjesa më e madhe e Kodrës së Stan Karbunarës në Lushnjë është rrafshuar. Shumë shpejt ajo do të zhduket nga harta e zonës. Shfrytëzimi i saj nga një firmë private, ka zemëruar banorët. Ata thonë se fshati do të shkatërrohet. Rruga është dëmtuar dhe rrjeti nëntokësor i ujit është prishur.

Varrezat e fshatit janë 100 metër larg gurores. Kurse lagja më e afërt jo më shumë se 500 metër. Gjatë gërryerjeve, gurët bien në oborre ose mbi çatitë e shtëpive.

Shfrytëzimi i kodrës së Stan Karbunarës ka nisur prej disa muajsh. Masakra është e dukshme edhe nga autostrada Lushnjë – Fier.

Ngjitur me të është edhe gurorja e vjetër, e cila ka funksionuar për 50 vite. Por siç shikohet edhe nga pamjet, hapësira e gërryer për tre muaj është e pakrahasueshme me pesë dekadat.

Bashkia e Lushnjës nuk ka dhënë asnjë leje për shfrytëzimin e kodrës për gurore. Por zyrtarët thonë se ajo është pronë private dhe pronari mund të bëj ç’të dojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!