Kodi zgjedhor në Kushtetuese/ Shehi: Do të hyjmë në zgjedhje në çdo mënyrë, pavarësisht formulës

schedule13:44 - 30 Gusht, 2024

schedule 13:44 - 30 Gusht, 2024

Përpara se partitë politike të nisin përgatitjen e listave për zgjedhjet e pranverës, Kodi Elektoral do të duhet të kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese. Pakti i fund korrikut PS-PD për reformën zgjedhore, u godit këtë të enjte nga partitë e vogla, që shfaqën pakënaqësi që në krye të propozimeve.

Kjo padi mban firmën e Dashamir Shehit, kryetarit të LZHK-ës dhe ka mbështetjen edhe të grupimit të “Alibeajt”.

Lidhur me këtë, ai ka folur në “Tirana Live”, duke thënë se fillimisht do të tentojnë të bëjnë një grup parlamentar, ku të gjitha partitë që nuk janë dakord me Rithemelimin të identifikohen së bashku.

Shehi e ka konsideruar si formulën më praktike dhe më të shpejtë, pasi ky ligj mund të shqyrtohet vetëm brenda dy muajve.

“Këto që janë me Rithemelimin i shikojmë kolegë, por dhe rival se ne gjykojmë që linja që kanë mbajtur për të rrëzuar Edi Ramën nuk është e mjaftueshme. Prandaj, mendojmë që si fillim do të tentojmë të bëjmë një grup parlamentar. Të gjithë partitë e tjera që nuk identifikohen me grupin e Rithemelimit duhet të puqen në një vend që të mos bëhet një hartë alternative shumë e ngatërruar me 6-7 alternativa brenda opozitës dhe të kenë programe të ndryshme. Më mirë ta thjeshtësojmë është një grup që identifikohet akoma me Berishën dhe një grup opozitar, kundërshtar kemi sigurisht Edi Ramën. Unë mendoj dhe nga ana praktike, kjo është formula më e mirë për t’u përballuar me socialistët në zgjedhjet e vitit që vjen.

Kjo është formula më praktike, më e shpejtë, sepse në gjykatë kushtetuese ky ligj ka të drejtë të gjykohet vetëm 2 muaj, sepse 6 muaj para zgjedhjeve nuk ka të drejtë të gjykohet. Kjo nuk i përjashton fare. Nga kjo dëshirë, ne jemi të bindur që të gjitha partitë politike janë të bindur që të hapen listat”.

Sakaq, ai ka theksuar se do të hyjnë në zgjedhje në çdo mënyrë, pavarësisht formulës.

“Ne do shkojmë në zgjedhje me çdo mënyrë dhe me këtë ligj që është i keq, dhe me një më të keq se ky. Formulën do ta diskutojmë në vijim. Ideja ime është që ne të bëjmë një bashkim dhe të prodhojmë një listë për këtë dhe kjo do të jetë një formulë, por mund të ketë dhe të tjera gjatë rrugës. Nuk kemi folur akoma, por për gjithçka mendojmë njëlloj dhe unë nuk e shikoj pengesën këtu. Pastaj nëse ka parti që mendojnë se janë më të rëndësishme, por unë mund t’i hyjë dhe vetëm kësaj pune.

PD ka linjën e vetë dhe kanë zgjedhur protestat dhe mirë bëjnë. Unë nuk shikoj asgjë, nga protestat i quaj pozitive, le që kam marr vetë pjesë në ato të natyrës kombëtare. Por kjo nuk zëvendëson atë nevojën që ka opozita të ndryshojë. Nqf të se opozita është i njëjti person që përsëritet nuk përbën më entuziazëm dhe ky është problemi kryesor që kemi ne”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!