Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës dhe i Kodit Zgjedhor, sipas kreut të Partisë Republikane, do t’i shërbejë kryeministrit Edi Rama që të vjedh zgjedhjet.
Në një takim me strukturat e Partisë republikane në njësinë nr.9 në Tiranë, kreu i kësaj force politike theksoi se vetëm një opozitë e bashkuar e ndal shkatërrimin e vendit.
“Edi Rama duke ndryshuar kushtetutën, duke bërë një kod zgjedhor të njëanshëm, kërkon që të vjedh zgjedhjet që përveç krimit, blerjes së votave, përdorimit të administratës, të bëjë dhe truke ligjore antikushtetuese, që jut ë mos bashkoheni.”
Mediu u shpreh dhe për skepticizimin e Holandës për negociatat.
Aleati i Partisë Demokratike akuzoi kreun e qeverisë, duke thënë se sat ë jetë Rama në qeveri nuk do të ketë një Shqipëri evropiane. /abcnews.al/