Koçiu: Rama i quan mediat “tualet” kur vendoset para detyrimit për të dhënë përgjigje

schedule08:07 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 08:07 - 10 Dhjetor, 2019

E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, Mimoza Koçiu shprehet se OSBE ka reaguar vazhdimisht ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për projektligjin për mediat. Ajo theksoi se propozimi i parë i ligjeve ishte kontrolli i lajmit nga një përfaqësues i shtetit për të vendosur nëse ishte i paanshëm dhe brenda normave të moralit.

Koçiu gjithashtu thekosi se Shoqata Europiane e Gazetareve ka reaguar për ndaj vendimeve të Ramës, por ende pritet një përgjigje.

Ndërkohë që një ligj për median online që nuk egziston, ajo thekson se se kush e dënon kryeministri që i quan mediat “tualet”. Ka AMA të njëjtën ndjeshmëri ndaj reagimit te kryeministrit, shprehet Koçiu.

“Nuk ka transparencë për ERTV që tek momenti se si prodhohet sinjali i aktiviteteve të kryeministrit. Ka informacione se e prodhon TV publik TVSH, pra taksat e shqiptarëve për transmetuesin publik përdoren për ERTV e kryeministrit, tha Koçiu.

“Sa herë që kryeministri Rama vendoset përpara detyrimit për të dhënë një përgjigje, ka prodhuar gjithmonë narrativën që mediat janë një “kazan”, shprehet ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!