Koçi lufton për të artën europiane, boksieri shqiptar arrin në finalen e kampionatit kontinental U-16

schedule14:07 - 29 Korrik, 2023

schedule 14:07 - 29 Korrik, 2023

Sporti shqiptar arrin një tjetër sukses të madh.

Boksieri Ahmed Koçi u kualifikua për në finalen e Kampionatit Europian U16 duke qenë pretendent për triumfin maksimal në kontinent.

Sportisti kuqezi fitoi me meritë gjysmëfinalen ndaj rivalit Tarik Kunovac nga Bosnjë-Hercegovina dhe siguroi të paktën medaljen e argjentit në kampionation që po zhvillohet në Ploeshti të Rumanisë.

Kjo ishte fitorja e tij e tretë dhe tregon klasin e lartë dhe përgatitjen shumë të mirë që ai ka bërë për këtë Europian.

Në çerekfinale, boksieri 16-vjeçar i siguroi vendit tonë të paktën medaljen e bronzit.

Kjo, sepse Koçi mposhti boksierin e Gjermanisë, me origjinë shqiptare, Festim Nimani, duke dominuar e duke fituar me rezultatin 5-0, pas vlerësimit unanim të të gjithë gjyqtarëve.

Trajneri i tij, Artur Koçi, deklaron se në 30 korrik do të luhet finalja për peshën deri 70 kilogramë përballë një kundërshtari të fortë anglez.

Vlen të theksohet se Ahmed Koçi deri tani ka përsëritur suksesin e Amar Koçit që vitin e kaluar arriti deri në finale të Kampionatit Europian U16, por për fat të keq u mund nga kundërshtari nga Gjeorgjia dhe u detyrua të kënaqej me medaljen e bronzit./ h.ll/abcnews.al