Koçi: Këtë vit vëmendje 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit

schedule17:29 - 7 Janar, 2019

schedule 17:29 - 7 Janar, 2019

100 Vjetori i i vdekjes së Ismail Qemalit do të jetë  prioritet kryesor i muzeut historik për vitin 2019. Drejtori i këtij institucioni Dorian Koçi thotë se do të mbahen një sërë aktivitetesh, ekspozita dhe konferenca shkenore rreth figurës së tij.

Megjithëse viti 2019 është planifikuar si nisje e punimeve për restaurim të Muzeut Historik Kombëtar, e ku rreth e qark godinës lajmërohen vizitorët dhe kalimtarët që të bëjnë kujdes se pllakat rrezikiojnë rënien. Drejtori Dorian Koçi thotë se nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Kulturës për fillim punimesh.

Nga ana tjetër Koçi thotë se në qendër të aktiviteteve të muzeut do të jetë përkujtimi i 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit.

“Dihet që viti 2019 është 100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit. Deri në fund të vitit do të bëjmë një konferencë përsa i përket Ismail Qemalit. Ose numri i reviztës muzeologjike ashtu sikur këtë vit që iu kushtua Gjergj Kastriot Skënderbeut, të jetë numri që do t’i kushtohet Ismail Qemalit”,– tha Koçi.

Nuk do të munojnë edhe aktivitetet për 75 vjetorin e çlirimit, parë në një këndvështrim të ri thekson Koçi.

Gjithashtu edhe 100 Vjetori i fillimeve të Konferencës së Paqes do jetë në fokus përgjatë këtij viti

Bilanci i vitit 2018 për Muzeun Historik Kombëtar rezulton pozitiv në lidhje me numrin e vizitorëve rreth 61 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë parë nga afër 6 pavionet e Muzeut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!