Kobe Bryant është zyrtarisht pjesë e Hall of Fame. Legjenda e basketbollit amerikan humbi jetën 26 janarin e vitit të kaluar në moshën 41-vjeçare në mënyrë tragjikë, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonte.
Të njëjtin fat të keq pati edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Bryant, dhe gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë edhe pilotin Ara Zobayan. Një humbje e madhe për sportin, teksa Bryant ka marrë vlerësimin e duhur, duke u bërë pjesë e Hall of Fame.
“Urime dashuria ime, e gjithë puna dhe sakrificat tuaja dhanë rezultat. Një ditë më the: nëse dëshiron të vësh bast për ndonjë, vendose për veten tënde. Jam e lumtur që vendose bast për veten, i kalove pritshmëritë.
Vanessa Bryant on her ever-lasting love for Kobe. ??#20HoopClass pic.twitter.com/SPsmSoSKaX
— NBA (@NBA) May 16, 2021
Ia dole, tani je pjesë e Hall of Fame, je një kampion i vërtetë. Je një nga më të mëdhenjtë e historisë. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, Kobe Bryant“, u shpreh gjatë ceremonisë Vanessa Bryant, bashkëshortja e tij.
Në skenë iu bashkua edhe Michael Jordan. “Nuk do të ketë kurrë si Kobe. Ai ishte i veçantë, ishte i përulur jashtë fushës, por më i madh se jeta“, vijoi Vanessa, teksa të pranishëm ishin edhe emra si Garnett apo Duncan. /abcnews.al