Ndarja nga jeta e Kobe Bryant, legjendës së basketbollit, si pasojë e një aksidenti tragjik teksa udhëtonte me helikopterin e tij privat, shokoi mbarë botën. Në po të njëjtin helikopter udhëtonin e bija e Bryant, Gianna 13 vjeç, dhe shtatë persona të tjerë. Për fat të keq, të gjithë humbën jetën pasi helikopteri humbi kontrollin si pasojë e mjegullës dhe u përfshi nga flakët. Ngjarja tragjike ndodhi në Calabasas, Kaliforni.
Përpjekja për të nxjerrë trupat vazhdon ende duke qenë se terreni është i vështirë. Operacioni është vështirësuar pasi një numër i madh fansash mbërritën në vendngjarje, gjë që dëshmon në një farë mënyrë historinë që Bryant la pas.
Cili është Kobe Bryant?
Kobe Bryant, i konsideruar si një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, hyri në National Basketball Association (NBA) me ekipin e Los Asngeles Lakers direkt pas shkollës së mesme dhe fitoi më pas pesë kampionate.
Ndonëse u tërhoq nga sporti pak kohë më parë, Kobe – i njohur edhe si Mamba ose Black Mamba, një pseudonim që Kobe ia dha vetes në një nga periudhat më të errëta të tij – vazhdonte të frymëzonte fansat e sportit. Rikthimi në basketboll erdhi për shkak se e bija e ndjerë shfaqi interes dhe talent. Bryant e shoqëronte në ndeshje dhe stërvitje.
Përpos sportit, Kobe la shenjë edhe në Hollywood. Në vitin 2016, ai fitoi një Oscar për “Filmin më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër”, “Dear Basketball”, film që u bazua në një poezi që ai shkruajti.
Bryant ishte ambasadori zyrtar për After-School All-Stars (ASAS), një organizatë jofitimprurëse amerikane që ofron programe gjithëpërfshirëse pas shkollës për fëmijët në trembëdhjetë qytete të SHBA-së.
Ai gjithashtu kujdesej edhe për fondin Kobe Bryant China Fund në bashkëpunim me qeverinë kineze, për të mbledhur fonde për bamirësi. Legjenda e basketbollit themeloi Kobe Inc., një kompani që zotëronte dhe merrej me rritjen e markave në industrinë e sporteve.
Gjatë gjithë jetës së tij, Kobe njihej për faktin që udhëtonte shpesh me helikopter, një mënyrë kjo për të shmangur trafikun e rënduar. “Janë disa gjëra të cilat nuk mund t’i humbasësh. Si për shembull ndeshjet e vajzës sime,” u shpreh Kobe dikur.
Për të nderuar kujtimin e tij, në ceremoninë e djeshme të çmimeve Grammy, Alicia Keys u shpreh: “Të gjithë jemi të trishtuar. Po qëndrojmë këtu, zemërthyer.” Lizo hapi mbrëmjen duke thënë: “Kjo është për ty, Kobe”.
Kobe dhe bashkëshortja e tij, Vanessa, u martuan në 2001-shin. Ai la pas edhe tre vajza të tjera, Natalia, Bianka dhe Capri, kjo e fundit e ardhur në jetë shtatë muaj më parë.
Postimi fundit që Kobe postoi në lidhje me bashkëshorten e tij ishte me datë 28 nëntor ku festonin 20 vjetorin e njohjes së tyre.
“Në këtë ditë 20 vite më parë takova shoqen time më të mirë, mbretëreshën ime. Vendosa të ikim në Disneyland për të festuar 20 vjetorin tonë si dikur. Të dua përgjithmonë, shkruan ai krah fotos./abcnews.al