Në Maqedoninë e Veriut mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një intervistë për emisionin “Ballkan”, Bilal Kasami nga Lëvizja Besa është shprehur se në koalicionin me LSDM, për herë të parë janë të përfshira dy komunitetet më të mëdha shumicë në Maqedoninë e Veriut, maqedonasit dhe shqiptarët.
“Vërtetë që është një koalicion parazgjedhor ku futet për herë të parë një parti shqiptare, përndryshe partitë maqedonasë kanë qenë në koalicion para-zgjedhor më të zgjeruar me parti të tjera më të vogla dhe të komuniteteve të tjera më të vogla, por për herë të parë kemi një koalicion ku janë të përfshira dy komunitetet më të mëdha shumicë në Maqedoninë e Veriut, maqedonasit dhe shqiptarët”, deklaroi ai. /abcnews.al