“Koalicionet e përbëra nuk ekzistojnë”, Bylykbashi: Bie teza e Ramës, këtë model ka në fuqi Italia

schedule16:51 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:51 - 4 Tetor, 2020

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylybashi i është përgjigjur mazhorancës duke i treguar modelin e ligjit Rozato në Itali. Ky model, sipas tij, lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel.

Sipas Bylykbashit, prej 1995 Italia mban zgjedhje me koalicione të përbëra,  ndërsa në vitin 2017 miratoi pikërisht ligjin e veçantë që sërish aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë.

Bylykbashi u shpreh më tej se tashmë bie teza e Ramës dhe Gjiknurit se koalicionet e përbëra nuk ekzistojnë, pasi para Italisë, i kanë pasur edhe Franca me Belgjikën, pra vende anëtare në BE, nga të cilat Shqipëria e ka kopjuar si model në vitin 2003.

Bylykbashi u shpreh:

“Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE.

Është i mirënjohur edhe në institucionet. E përshkruajnë ekzakt si në Shqipëri. S’ka asnjë. Pretendimi se është e pamundur. Ja u kemi prezantuar dhe më parë modelin, jo me librin e trashë të PS, por me këtë fletë të thjeshtë. Opozitën e Bashkuar do ta pengojë por është e pamundur.

Koalicioni me listë të përberë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Evropë modeli shqiptar dhe se si do te tërhiqet, nëse ka nje vend qe e aplikon.

 Ne 2003 kete model e miratuam me konsensus. Ne 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian, koalicionet me listë të përbërë, siç i kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie ne Itali.

Ligji Rosato dhe Ligji Tatarella aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezen e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është një model që është përdorur në Francë, në Belgjikë. Koalicioni me listë të përberë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike të BE.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!