Berisha – Meta, ende s’ka përgjigje/ Kreu i PL takon Nokën, Meta: Dalim edhe vetëm në zgjedhje

schedule15:15 - 24 Shtator, 2024

schedule 15:15 - 24 Shtator, 2024

Partia Demokratike veç primareve brenda saj, për të përcaktuar kë do të mbaj në listë të hapur, e kë në listë të sigurt, ka nisur diskutimet dhe për aleancat për garën e 2025.

I pari mes të gjithë aleatëve, i pari që i shkoi në zyrë numrit 2 të PD-së, Flamur Noka, ishte Ilir Meta, të hënën.

Mes tyre ende nuk ka vendim, nëse do të dalin bashkë apo secili do të garojë me logon e kandidatët e vet.

Meta nuk pati një kërkesë për aleatin e tij apo propozim, por i ka kërkuar Nokës, që PD-ja të marrë vendimet e saj, për të thelluar më pas bisedimet dhe modalitet. Këtë e pohoi në edhe vetë Meta, në një konferencë për mediat.

“Ne respektojmë çdo vendim të PD, dhe opozitares, ne marrim vendimet tona, në favorë të maksimilizimit të votës”.

Megjithatë, deri sa secila parti të bëj llogaritë e saj elektorale, Meta siguroi se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë të jetë i ngushtë, në drejtim të aksionit opozitar.

“Jemi takuar, do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha format që do të gjykohen efikase”.

Deri më tani e qartë është që Ilir Meta do të jetë në listën e Tiranës, me apo pa aleancë, megjithëse siç shprehet, do të preferonte që në fletën e votimit të 2025-ës, në krye të kishte logon e PL-së.

“PL në çdo rast do të preferonte, në radhë të parë fitoren e opozitës, pastaj vendosjen. Do të preferonte në çdo rast të dilte me logon e saj, me flamurin e saj”.

Ilir Meta nuk nguroi të ndihmojë Sali Berishën, në momentin që ai kishte më shumë nevojë, duke ia dhënë logon e tij, PL-në, si strehë për të gjithë kandidatët që pati në garën e majit të 2023.

Por dy liderët e opozitës janë në një realitet të ri, krahasuar me zgjedhjet lokale, kur Sali Berisha zotëron logon e PD-së dhe Ilir Meta ndoshta do të kërkoj të testojnë logon e tij, shnderrimin e LSI-së, në PL-së, pasi la zyrën e Presidencës, korrik të 2022.