KMSH: “Shteti” bektashi, një rrezik. Cënon tolerancen fetare, do unifikojmë qëndrimin me komunitetet e tjera”

schedule15:14 - 24 Shtator, 2024

schedule 15:14 - 24 Shtator, 2024

Krijimi i një shteti Sovran të urdhrit të bektashinjve, mund të dëmtojë në mënyrë te pakthyeshme Bashkëjetesën fetare, simbolin e fortë te Shqipërisë në botë. Akuza e forte vjen serish Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Një ditë pasi ky komunitet lëshoi reagimin e pare kundër vendimit të qeverise Rama, në një intervistë për Abc News, nënkryetari i këtij komuniteti thotë se kjo nismë do të dëmtojë tolerancën fetare në vend.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë, në Shqipëri ka rreth 115 mijë besimtarë bektashinj. Por për përfaqësuesit e Komunitetit myslimane, ata janë të vetmit që përfaqësojnë fenë islame në vend.

Ndryshe nga myslimanet, komunitet e tjera fetare, përfshirë Kishën ortodokse dhe katolike kërkojnë më shumë informacion për idenë e krijimit së shtetit sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri, për të dalë në përfundime.

Kryegjyshata botërore funksionon si organizatë jo politike dhe joshtetërore. Por në një të ardhme në pjesën lindore të Tiranës, do të ketë territorin, administratën dhe qeverinë, shteti i ri, që për nga sipërfaqja do të jetë ndoshta më i vogli në botë. Por zhurma për të, ende pa lindur, vazhdon te jete e madhe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!